Të gjithë ata që financuan Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike mbajtur në dhjetor 2021, do të pyeten nga SPAK.
Indrit Hoxha si anëtar i kryesisë në PD ishte në këtë listë të dëshmitarëve që po hedhin dritë mbi hetimin pasuror i lënë hapur si fraksion i veçantë, mbas dorëzimit të fashikullit Partizani në Gjykatën Antikorrupsion që ka tetë të akuzuar, mes tyre edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Indrit Hoxha u pyet si deklarues dhe si donator. Një ditë më parë në SPAK për këtë çështje të riregjistruar u pyet edhe deputeti Belind Këlliçi.
Deri tani për rithemelimin janë pyetur katër financues. Dëshmitari i radhës Hoxha megjithëse ruajti sekretin hetimor, pranoi për TCH se edhe para SPAK siç edhe më herët deklaroi se hetimet pasurore duhen kryer ndaj kujtdo që është në politikë.
Top Channel