Protestat e dhunshme në Iran/ Trump nuk merr pjesë në takimin e planifikuar me drejtuesit e sigurisë kombëtare, priteshin diskutime mbi strategjinë ndaj Teheranit 13/01 19:23
Një burrë 88-vjeçar qëlloi gruan e tij 83-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje e gjatë, dhe më pas iu drejtua armës vetes, duke i marrë jetën.
Ngjarja ndodhi në provincën e Novarës në Itali, dhe policia e ka cilësuar si një rast vrasje-vetëvrasjeje.
Çifti jetonte në një shtëpi në Strada Ceppo, një zonë banimi në komunën e Ovest Ticino. Arma e përdorur, me kalibër të madh, ishte në pronësi të ligjshme.
Alarmi u dha në orët e vona të mëngjesit, dhe karabinierët së bashku me mjekun ligjor shkuan menjëherë në vendngjarje, ku konfirmuan vdekjen e të dyve.
Top Channel