Protestat në Iran, i dërguari i posaçëm i Trump takim sekret me djalin në mërgim të Shahut të fundit të Teheranit, Reza Pahlavi
Mijëra njerëz marshuan nën shi në verilindje të Sirisë të hënën për të protestuar kundër dëbimit të luftëtarëve kurdë nga Aleppo pas përleshjeve të përgjakshme javën e kaluar.
Dhuna në Aleppo ka thelluar një nga përçarjet kryesore në Siri, pasi premtimi i Presidentit Ahmed al-Sharaa për të bashkuar vendin nën një udhëheqje të vetme pas 14 vitesh lufte është përballur me rezistencë nga forcat kurde të kujdesshme ndaj qeverisë islamiste.
Të paktën 23 persona janë vrarë në pesë ditë luftimesh, tha ministria e shëndetësisë dhe më shumë se 150,000 janë larguar nga dy enklavat kurde të qytetit. Luftëtarët e fundit kurdë u larguan nga Aleppo në orët e para të 11 janarit.
Sot, disa mijëra kurdë sirianë demonstruan në qytetin e Qamishli, duke mbajtur flamuj të forcave kurde dhe portrete të luftëtarëve kurdë të vrarë në luftime.
Postera të tjerë tregonin fytyrat e Sharës dhe Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan të kryqëzuara me një X të kuq dhe mbishkrimin “Vrasësit e popullit kurd”.
Turqia akuzon Forcat Demokratike Siriane SDF, forca kryesore kurde që drejton një zonë gjysmë-autonome në Sirinë verilindore se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste. Shumë kurdë thonë se gjakderdhja e javës së kaluar i ka bërë ata edhe më të kujdesshëm ndaj premtimeve të Sharës për të qenë president i të gjithë sirianëve.
“Nëse ata vërtet i duan kurdët dhe thonë sinqerisht se kurdët janë një përbërës zyrtar dhe themelor i Sirisë, atëherë të drejtat e popullit kurd duhet të njihen në Kushtetutë”, tha Hassan Muhammad, kreu i Këshillit të Feve dhe Besimeve të Sirisë Verilindore, i cili mori pjesë në demonstratën e sotme.
Të tjerë shqetësohen se gjakderdhja do të intensifikohet. Ministria e Mbrojtjes njoftoi të hënën se rrethet lindore të Alepos që ende kontrollohen nga SDF janë një “zonë ushtarake e mbyllur” dhe urdhëroi të gjitha forcat e armatosura në zonë të tërhiqen më tej në lindje. Idris al-Khalil, një banor i Qamishli i cili demonstroi të hënën, tha se trazirat në Alepo kujtojnë vrasjet e dy pakicave të tjera në Siri, alawitëve në bregdetin perëndimor të Sirisë dhe druzëve në jug.
“Nëse ata duan një luftë në shkallë të plotë, populli do të vuajë edhe më shumë dhe kjo do të çojë në një ndarje të popujve të rajonit, duke i penguar ata të jetojnë së bashku në paqe”, tha Khalil.
Top Channel