Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha paraqitet në SPAK
13/01/2026 09:41
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha u paraqit këtë të martë në SPAK
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Kujtojmë se të hënën, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u paraqit të hënën në SPAK. Edhe paraqitja e Indrit Hoxhës në SPAK është e njëjtë me atë të Këlliçit.
“U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha deputeti i PD pa dhënë shumë shpjegime, teksa i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha nëse është pyetur në lidhje me politikanë, ai e konfirmoi.
“Ju garantoj se çështja që kam qenë sot është krejtësisht periferike në raport me zhvillimet që pritet të vijnë dhe ju garantoj se do të ketë zhvillime shumë interesante”, u shpreh ai.
Top Channel