Hidrocentrali i Banjës ka hapur portat e shkarkimit.

Në dy ditët e para shkarkimet kanë qenë 290m³/sec, së bashku me prodhimin e energjisë elektrike, 390m³/sec. Ndërsa sot në ditën e tretë janë ulur shkarkimet dhe aktualisht jemi në kuotën 190 m³/sec së bashku me prodhimin e energjisë.

Ne patëm një akumulim të prurjeve në të dyja rezervuarët, në Moglicë dhe Banjë që janë në kaskadë që kulmoi me arritjen e prurjeve në më shumë se 900m³/sec. Është një nga ato situata teje të vështira. Ne kontaktuam që në momentin e parë me autoritetet e emergjencave civile edhe pse rregullorja teknike nuk i parashikon këto konsultime kur ne nuk jemi në emergjencë.  Të gjitha shkarkimet që janë bërë edhe në momentin që jemi shkarkimet janë bërë brenda kuadrit rregullator normal të operimeve të rezervuarit të Banjës. Shkarkimet qenë të detyrueshme për të filluar në datën 9 janar. Kemi arritur një kuotë mbi nivelin rregullator të ujit në rezervuarin e Banjë, mbi 175 m. Bazuar në rregullore ne duhet të fillonim menjëherë shkarkimet. Kemi vijuar komunikimet me të gjitha autoritetet për të lëvizjet e kuotave të shkarkimeve, në rritje apo në zbritje.  Tani qe flasim, jemi në kuotën e shkarkimeve 190m³ sec. Parashikojmë që këto shkarkime të vijojmë derisa niveli në rezervuarin e Banjës të bjerë nën 175 m mbi nivelin e detit”, shprehet Rigela Gegrifti, Administrator Devoll Hydropower

Nuk ka shkaktuar përmbytje lumi Devoll në tokat që përshkon, por teksa bashkohet me Osumin pranë Kuçovës, konkretisht pranë fshatit Kozarë, teksa krijohet lumi Seman, janë shkaktuar përmbytje të mëdha në tokat dhe banesat ku ky lum përshkon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB