Trump paralajmëroi rritjen e tarifave për vendet që bëjnë ‘biznes’ me Iranin, ja cilat shtete janë më të rrezikuarat
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, dënoi të hënën udhëheqjen e Iranit për “vrasjen e tmerrshme dhe brutale” të protestuesve, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar ka thirrur ambasadorin iranian për të nënvizuar seriozitetin e situatës.
“Mbretëria e Bashkuar dënon me fjalët më të ashpra vrasjen e tmerrshme dhe brutale të protestuesve iranianë dhe kërkon nga autoritetet iraniane të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të tyre,” tha Cooper gjatë një fjalimi.
Ajo shtoi se ministrja përgjegjëse për Lindjen e Mesme ka thirrur ambasadorin e Iranit në Londër për të theksuar “seriozitetin e këtyre orëve” dhe për t’i kërkuar Teheranit të japë shpjegime lidhur me “raportet e tmerrshme” për mijëra viktima.
Sipas raportimeve, Cooper u tha deputetëve se Britania synon të paraqesë një projektligj për vendosjen e sanksioneve shtesë dhe masave sektoriale ndaj Iranit.
Ndërkohë, edhe Portugalia thirri të hënën ambasadorin e Iranit në Lisbonë për t’i përcjellë “dënimin e saj të fortë” ndaj “shtypjes së dhunshme të protestave” kundër regjimit të Teheranit në ditët e fundit.
“Në kuadër të koordinimit evropian, Portugalia është e gatshme të forcojë sanksionet kundër Iranit,” njoftoi Ministria e Jashtme portugeze në një postim në platformën X, duke bërë gjithashtu thirrje për respektimin e të drejtave të qytetarëve iranianë.
Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, thirri përfaqësuesin diplomatik iranian për t’i përcjellë “me zë të fortë” dënimin e Lisbones ndaj shtypjes së dhunshme të demonstratave.
Top Channel