Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Një nga anëtarët e FRPD, gjatë protestës së mbajtur sot nga opozita para Kryeministrisë ka folur për disa nga problemet që sipas tij ka partia që ai mbështet.
I riu është shprehur se ata vetë shkelmuan pa kuptim procesin që vetë e pompuam aq fortë si shembull të demokracisë së brendshme, primaret.
“Unë jam Herakli Pina, anëtar i kryesisë së Forumit Rinor të PD. Pas zgjedhjeve lokale të 2023 kam pasur dilemën nëse duhet të merrem më me politike, madje i thash vetes të bëjë edhe një hap pas por së fundmi e kam shkelur këtë vendim timin, kam zgjedhur të flas përballë qeverisë. Angazhimi im politik është një mision shpirtëror. Zgjedh të flas këtu bashkë me ju.
Do përpiqen të jem i drejtë për ato qe nuk funksionuan pas rithemelimit tonë. Bashkimi në diversitet jo si tezë por si qasje dhe figurat e ardhura prej tij dështuan në zbatim. Edhe sot e gjykojë të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyera mes nesh. Madje e gjejë krejt pa vend gradimin e tyre me pozita drejtuese brenda PD.
Shkelmuam pa kuptim procesin që vetë e pompuam aq fortë si shembull të demokracisë së brendshme, primaret, i morëm hakun disa prej më të votuarve. PD po riciklon dhe nuk po rigjeneron breza. Më e rënda ka të bëjë me sjelljen tona pas 11 majit, aty ku ne nuk u bënë bashkë të ulemi dhe ta shohim njëri tjetrin në sy dhe të ngrihemi me baza të shëndosha”, është shprehur ai.
Top Channel