Atentati në Lezhë, zbulohet emri i objektivit, u plagos në këmbë teksa ishte në berberhane Ish kryeministri Sali Berisha nën akuzë për korrupsion i kërkoi gjykatës qe të thërrasë si dëshmitar edhe Kryeministrin Edi Rama për kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.
Kërkesa për provat shkresore u lexua nga avokati Genc Gjokutaj i cili e shtoi emrin e Ramën në të njëjtën listë ku sipas mbrojtjes duhen dëgjuar 137 dëshmitare që janë pyetur nga SPAK mes tyre Bamir Topi, Taulant Balla, Mimi Kodheli, deri tek ushtarakë e noterë.
Mbrojtja deklaroi se SPAK tejkaloi kompetencat duke hetuar VKM dhe politikat qe ndjek një qeveri, mbasi nëse janë apo jo ligjore vendimmarrjet kolegjiale këtë e bën Gjykata Kushtetuese
Avokatët thane se ndjekja penale ishte e ndikuar politikisht
Për këtë sollën në vëmendje deklaratat e Ramës por sipas avokatëve edhe të ish ambasadores Juri Kim dhe Eskobar.
Avokatët u shprehën se SPAK nuk identifikoi cilat janë veprimet konkrete të Berishës përmes të cilave u shkel ligji.
SPAK nuk ka sjell asnjë provë që Berisha ka rënë më një marrëveshje paraprake për privatizimin që më pas e ka kryer përmes akteve ligjore dhe nënligjore që në përfundim të merrte ryshfetin përmes dhëndrit të tij.
Asnjë dëshmitarë nuk e thotë këtë dhe asnjë provë tjetër. SPAK e provon këtë marrëveshje me deduksion. Insistoi mbrojtja
Në gjykimin e themelit ku Berisha është mes tetë të pandehurve për aferën e privatizimit të Klubit partizani, Sali Berisha nuk ka marrë asnjëherë pjesë. Të vetmet paraqitje janë vizitat e detyrueshme që gjykata i ka lënë në ngarkim në intervalin e dy të hënave në muaj.
Top Channel