“2026, përmbys diktaturat”, Berisha: Pas Maduros radhën e kanë Ajatollahët e Iranit

12/01/2026 15:00

Rënia e Maduros në Venezuele  dhe protestat kundër regjimit  Iranian  kane entuziazmuar Sali Berishen,

“2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët.. Viti i lirisë për kombet. Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit”, u shpreh Sali Berisha.

Në Venezuele dhe Iran një dore po e japin dhe amerikanët por a e gëzon Sali Berisha mbështetjen e tyre?

Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë demokratike”, tha Berisha.

Por, Sali Berisha  nuk pret që Edi Ramën ta rrëzojnë as amerikanët dhe as drejtësia shqiptare.

“Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia. Edi Ramë nuk do ta heqin Deltat, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre.  Opozita është e sigurt që do të realizojë objektivin e saj”, tha ai.

Beteje ne rrugë, por edhe ne institucione kundër Edi Ramës. Demokratët trokitën ne Gjykatën  Kushtetutës  për të korrigjuar gabimin për Endri Shabanin,  që u zgjodh  Avokat i Popullit fale firmave te PD dhe votave te PS.

“Po në Gjykatën Kushtetuese. Është zgjedhur në kundërshtim flagrant me procedurën”, tha Berisha.

Paralelisht  demokratët paditen ne SPAK  për shpërdorim detyre kreun e Kuvendit Niko Peleshi duke e akuzuar se po mban peng  Këshillin e Mandateve në mënyrë  që  të mos i jap SPAK-ut autorizim për heqjen e lirisë së Belinda Ballukut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB