Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Arktikut Sinjalet e mbërritura nga presidenti amerikan Donald Trump janë se ai e konsideron marrjen e Groenlandës nga SHBA-së si një domosdoshmëri, e për këtë nuk përjashton aneksimin ushtarak, ose edhe mundësinë e blerjes së ishullit.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se këtë opsionin e fundit po e shqyrton “në mënyrë aktive” për arsye të sigurisë kombëtare. Sipas një raporti nga Reuters, bazuar në katër burime anonime që kanë njohuri mbi planet e Washingtonit, SHBA-ja ka nisur diskutimin e pagesave për qytetarët e Groenlandës për një marrje paqësor kundrejt një shpërblimi financiar.
Groenlanda dhe Danimarka kanë hedhur poshtë çdo sugjerim se vendi është në shitje, dhe kjo e fundit ka paralajmëruar se veprimi ushtarak ka të ngjarë të nënkuptojë fundin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Shtetet e Bashkuara kanë blerë sipërfaqe të mëdha toke në të kaluarën, sidomos në shekullin e 19-të -por aktualisht ka pak oreks bashkëkohor për mjete të tilla të zgjerimit territorial. Përpjekjet për të përcaktuar ndonjë vlerësim të drejtë të një territori prej më shumë se 2.166 milion kilometra katrorë në Atlantikun e Veriut janë të ndërlikuara, shkruan Newsweek.
“Vlerësimi i çmimit të blerjes për Groenlandën është tepër i vështirë”, tha Michael Williams, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën Maxwell të Universitetit Syracuse.
“Përpjekja e fundit zyrtare për ta bërë këtë ishte në vitin 1946, kur ish presidenti Harry Truman, i ofroi Danimarkës 100 milionë dollarë”, shtoi ai. “Sot, Grenlanda ndoshta vlen qindra miliarda dollarë, nëse jo triliona, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj strategjike të pasurisë fenomenale të mineraleve të rralla të tokë”, sipas Williams.
Reuters thotë se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e pagesës së popullsisë së Groenlandës ndërmjet 10,000 dhe 100,000 dollarëve për person për të lehtësuar një transaksion të mundshëm.
Top Channel