E frikshme, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit, gjithçka ndodhi në kthimin nga Madridi
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.
Spiropali shkruan se “Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.”
“Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj”, deklaroi Ministrja e Jashtme.
“Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës”, shtoi Spiropali.
Postimi i Spiropalit:
Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.
Një sulm kaq pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s përbën një përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj.
Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.
Albania unequivocally denounces Russia’s alleged use of an intermediate-range ballistic missile against Ukraine’s Lviv region.
An attack carried out so close to EU and NATO borders marks a serious escalation and poses a clear danger to European and transatlantic security.… https://t.co/I5LguYOmZ0
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) January 9, 2026
Top Channel