Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Prej orës 10 kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim informal me të kabinetin qeverisës për prioritetet e Vitit 2026.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se në këtë takim një e nga një të gjithë ministrat kanë nisur të shpalosin prioritetet kryesore, objektivat strategjikë dhe planet e punës për periudhën në vijim.
Një fokus i veçantë është zbatimi e reformave, përmirësimin e shërbimeve publike dhe realizimin e angazhimeve programore.
Ky takim që po mbahet në Pallatin e Brigadave i njohur si Retreat-i qeveritar shërben si një platformë koordinimi ndërsektorial, duke mundësuar harmonizimin e politikave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë qasje të integruar.
Qëllimi final është rritja e efektivitetit të qeverisjes dhe përmbushjen e objektivave kombëtare për vitin 2026.
Ky takim i sotëm i këtij formati nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, është vijimi traditës të zhvillimit të retreat-it qeveritar në fillim të vitit dhe në përfundim të sezonit veror, si një proces i rëndësishëm planifikimi i vitit nga ministritë dhe insticucionet e varësisë.
Top Channel