“Kina veprime ushtarake në Tajvan? Nuk e besoj”, Trump: S’do e bënte për sa kohë…

09/01/2026 10:23

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “varet nga” homologu i tij kinez, Xi Jinping, se çfarë do të bënte Kina me Tajvanin, në një intervistë me New York Times.

I pyetur nëse mendonte se sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës krijoi një “precedent” që Pekini mund të donte ta shfrytëzonte, Trump u përgjigj: “Ai e konsideron atë Tajvanin pjesë të Kinës dhe varet nga ai se çfarë bën.”

“Por i thashë se do të isha shumë i pakënaqur nëse do ta bënte këtë dhe nuk mendoj se do ta bëjë. Shpresoj që të mos e bëjë”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Donald Trump vlerësoi gjithashtu se Xi “mund të ndërmarrë veprime ushtarake pasi të kemi një president tjetër në Shtëpinë e Bardhë, por nuk mendoj se do ta bëjë këtë me mua si president”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB