Kujdes, pamje të rënda/ Ky është momenti kur polici qëllon për vdekje 37-vjeçaren në Minneapolis
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili “gjykon me arrogancë të gjithë botën”, duhet ta dijë se tiranët dhe udhëheqësit arrogantë në histori, si Faraoni, Mohammad Reza Pahlavi dhe sundimtarë të tjerë të ngjashëm, u shembën pikërisht në momentin kur ishin në kulmin e arrogancës së tyre, tha në një deklaratë udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei =, duke shtuar se “ i njëjti fund do të vijë” edhe për Donald Trump.
Në të njëjtën deklaratë, ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë rrethuar një vend në Amerikën Latine dhe kanë ndërmarrë veprime që, tha ai, as nuk turpërohen t’i pranojnë, duke deklaruar hapur se po i bëjnë “për naftë”.
Duke iu referuar incidenteve që ndodhën natën e kaluar në Teheran dhe qytete të tjera, ai pretendoi se grupe njerëzish “me qëllim shkatërrimin” shkaktuan dëme në ndërtesa në vendin e tyre, duke synuar të kënaqnin presidentin amerikan dhe ta falënderonin atë.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se në “luftën 12-ditore, më shumë se 1,000 qytetarë iranianë u martirizuan” dhe se presidenti amerikan deklaroi se ai vetë dha urdhrin. Sipas tij, në këtë mënyrë ai pranoi se “gjaku i iranianëve është në duart e tij”, ndërsa sot ai duket se deklaron se qëndron pranë popullit iranian.
Ai theksoi gjithashtu se Republika Islamike e Iranit, e cila u themelua me sakrificën e qindra mijëra njerëzve, nuk do të tërhiqet përballë atyre që shkaktojnë shkatërrim dhe se populli iranian nuk do të tolerojë ” mercenarë të forcave të huaja “.
Top Channel