Situata nga reshjet në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Të gatshëm të ndihmojmë shqiptarët për të përballuar motin ekstrem
Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar sërish ndaj qëndrimit të Partisë Demokratike në lidhje me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar mungesën e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese si tregues të një marrëveshjeje të fshehtë me Partinë Socialiste.
Në një deklaratë publike, Unioni thekson se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend më 11 dhjetor 2025, e ndjekur nga heshtja e Grupit Parlamentar të PD-së, pavarësisht deklaratave të mëparshme për tensione dhe kundërshti, përbën sipas tyre dëshmi të një “pazari të pistë politik”.
Sipas Unionit, ndonëse u krijua përshtypja e një përplasjeje të ashpër politike, prej gati një muaji kjo çështje ka mbetur pa asnjë reagim.
Deklarata e plotë:
Mosdërgimi në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e Avokatit të Popullit nga Grupi Parlamentar i PD-së, tregon marrëveshjen e pistë të këtij institucioni me Partinë Socialiste!
Edhe pak ditë dhe mbushet një muaj që, në mes të një tensioni të stisur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në Parlament më 11 dhjetor 2025, nga ana e këtij institucioni që mbahet sikur përfaqëson opozitën e djathtë, e ka kapluar heshtja! Kryetari i këtij grupi, kur reagoi shoqëria ndaj marrëveshjes së pistë të këtij politikani për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me mashtruesin urrejtës të mazhorancës, fatosi i Enverit Taulant Balla, Gaz Bardhi deklaroi para mediave se “ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, se kemi tërhequr firmat për të gjithë kandidatët”.
35 deputetë të opozitës u diskredituan para shqiptarëve, ku në mes tyre ishin edhe deputetë që vinin nga familje të përsekutuara politike. Nga këta deputetë prisnim ne, antikomunistët që i kishim votuar, të kërkonin falje që u bënë pjesë e pushkatimit politik të kandidaturës së shoqërisë civile dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë për Avokat Populli. Ata, së bashku me 28 deputetët e tjerë të kësaj opozite që s’kanë asnjë lidhje politike ideologjike me të djathtën, vetëm përkrahjen e PD-së, dhe janë zgjedhur deputetë pa asnjë kontribut antikomunist apo konservator, ishin të kënaqur që firmosën për kandidaturën e partisë enveriste që drejtohet nga Kryeministri më i korruptuar i Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore, Edi Rama, një kryeministër që urren antikomunistët njëlloj si udhëheqësi shpirtëror i tij, diktatori Enver Hoxha.
Ky grup parlamentar ka 25 vite që nuk flet asnjë fjalë në Parlament për krimet e komunizmit, që nuk i bashkohet Kongresit Amerikan dhe Presidentit Donald Trump që denoncojnë krimet e komunizmit. Nuk flasin për lirinë e cenuar çdo ditë nga diktatura e Ramës, nuk shqetësohen për demokracinë që u venit, nuk u shqetësuan që të përndjekurit u ridënuan, që njeriu i ndershëm nuk doli mbi ujë nga kjo kënetë e fëlliqur e politikës komuniste që duartrokitet nga partia që përfaqësojnë këtë elektorat. Vizioni i këtij grupi parlamentar është që Shqipëria të drejtohet nga xhelatët e komunizmit.
Pushkatimi politik që iu bë më 11 dhjetor 2025 nga ky grup parlamentar kandidaturës antikomuniste për Avokat Populli, na motivon ne, të përndjekurit politikë të Shqipërisë, të mos tërhiqemi nga kauza e lirisë, të mbrojmë demokracinë nga pushtimi komunist shqiptar. Ideologjia komuniste, që nuk luftohet nga ky grup parlamentar i PD-së, na motivon t’i çjerrim maskën lojës së Kim Filbit që bëri ky institucion, që merr votat e antikomunistëve dhe bashkohet me Partinë Socialiste kundra shtresës që e ka votuar prej 35 vitesh, dhe sot marrin rroga të majme duke u bërë shërbëtorë të rilindjes komuniste!
Është koha të dënojmë lojën e pistë tradhtare të këtyre deputetëve që bëhen shërbëtorë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duke shkelur mbi gjakun e 6000 shqiptarëve që s’kanë një varr në tokën e tyre, dhe ky grup as merr mundimin të mbajë një minutë heshtje në Parlament për këta martirë të lirisë që i sollën Shqipërisë lirinë e munguar prej 50 vitesh diktaturë.
Ky grup që nuk flet për vrasjen e dëshmorëve ish-të përndjekur politikë, që i vrau Partia Socialiste në vitet e tmerrshme 1997–2000, si Besnik Hidri, Lek Coku, Kujtim Frangu, Isuf Uka, Astrit Kalenja, që të ekzistonte Partia Demokratike.
Antikomunistët ish-të përndjekur politikë nga diktatura nuk do të pranojnë kurrë që këta deputetë të pështirë, komikë, të luajnë me të drejtat dhe liritë e antikomunistëve shqiptarë!
Ju që mashtroni elektoratin e djathtë, nuk mund të keni besimin tonë. Ne ju dhamë votën që të jeni konservatorë antikomunistë, jo shërbëtorë të Edi Ramës dhe të përfshiheni në korrupsionin që jua servon Edi Rama me asetet shtetërore.
Nëse ju ka mbetur pak ndërgjegje, jepni dorëheqje, se nuk bëhet politikë pa moral!
Nuk ju besojnë shqiptarët, e aq më pak antikomunistët, mashtrimeve dhe lojërave të pista që bëtë me mazhorancën enveriste vetëm që të majmeni me rrogat dhe lejet e ndërtimit që jua jep ky pushtet kriminal.
Shqipëria ka nevojë për antikomunizmin konservator për ta shpëtuar demokracinë dhe për ta ruajtur lirinë e shqiptarëve!
Top Channel