Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan.

Pas ndërhyrjes, kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë, ndërsa në aksion nacional Librazhd-Peshkopi dhe rrugët Elbasan-Gracen, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan- Funare, kalohet vetëm me zinxhirë.

Në bashkinë e Librazhit, kalohen me zinxhirë rrugët Librazhd-Stebleve dhe Librazhd-Qarrishte

Disa fshatra në Prrenjas dhe në Gramsh, gjithashtu kalohet vetëm me zinxhirë.

Si pasojë e motit të keq, ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona.

Në orët në vijim moti pritet të përkeqësohet pasi parashikohen reshje intensive temperatura minus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB