Video-lajm/ Lumi Vjosa del jashtë kontrollit, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja
08/01/2026 11:46
Ndërsa niveli i ujit të lumit Vjosa vijon të rritet, banorët e zonave pranë shtratit të lumit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë nisur evakuimet parandaluese.
Në një video të mundësuar nga korrespodenti i Top Channel, Neritan Trifoni, shihet një qytetar që ka marrë qenin në krahë duke e shpëtuar nga përmbytjet.
Situata po monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Top Channel