Situatë e rënduar në Pogradec/ Vërshimi i lumit Vërdovë dëmton një pjesë të rrugës, lëvizja bëhet me një korsi

08/01/2026 14:30

Situata vijon të jetë e rënduar në Pogradec ku si pasojë e vërshimit të ujit të lumit Vërdovë është dëmtuar një pjesë e rrugës në unazën e qytetit.

Sipas të dhënave qarkullimi i mjeteve vijon të mbetet me një korsi ndërsa rrezikshmëria mbetet e lartë për shkak se në këtë pjesë ndodhet edhe një shtyllë elektrike e tensionit të lartë e cila rrezikon të bjerë.

Dëme janë raportuar edhe në banesa dhe tokat bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB