Zjarri masiv në kryeqytet tek ish uzina Dinamo, vihen nën kontroll flakët pas shumë orësh
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe në disa zona edhe reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, njësitë “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren për menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe për ndihmën ndaj qytetarëve.
Si pasojë e reshjeve të borës dhe mjegullës, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore.
Sipas Policisë së Shtetit, akset rrugore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe Rruga e Kombit dhe aksi Llogara, paraqesin prezencë dëbore në rrugë.
Autoritetet bëjnë me dije se në këto segmente është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për të parandaluar ngricat.
Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të pajisen me mjetet e nevojshme dimërore në akset ku kushtet atmosferike e kërkojnë.
Top Channel