Reshjet dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në Bulqizë, të moshuarit më të rrezikuarit
08/01/2026 10:58
Reshjet dhe temperaturat e ulëta kanë rritur rrezikun në qarkullim, veçanërisht për moshat e treta në Bulqizë.
Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e banorëve sfidojnë të ftohtin duke kaluar në mes të ujit që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër, ndërsa një pjesë e rrugës është shembur për shkak të lagështirës dhe ngricave.
Në videot e siguruara nga korrespodenti i Top Channel, Dëfrim Kraja, shihen të moshuarit duke ndihmuar njëri-tjetrin që të ngjisin shkallët pasi janë me ngrica.
Top Channel