Ngjarje e rëndë në burgun e Reçit, sherr i dhunshëm mes dy të burgosurve, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital
Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus 5 gradë.
Reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Qafë e Buallit-Kraste,Ura e Çerenecit-Librazh.
Aktualisht trashësia e dëborës në në qytet vijon deri në 5 centimetra ndërsa në njësitë administrative Ostren,Trebisht,Zerqan, Fushë Bulqizë,Martanesh vijon nga 5 centimetra deri më 20 centimetra në zonat e thella.
Problem ngelet aksi rrugor Lagje e Re me Lagjen e Vjetër ku prej dy ditësh vijon të ngelet bllokuar nga prezenca e ujit si për mjetet ashtu edhe për kalimtarët.
Reshje me intensitet te lartë të shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta.
Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të shmangin lëvizjet. Ndërkohë policia bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos lëvizin pa zinxhir
Top Channel