Ngjarje e rëndë në burgun e Reçit, sherr i dhunshëm mes dy të burgosurve, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital
Situata në Shkodër duket se është e qëndrueshme, me reshjet e shiut që kanë qenë me intensitet të ulët, ndërsa në pjesën më të madhe të territorit kanë pushuar.
Ndërkohë që problematikat e evidentuara mbeten të lokalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.
Në Bashkinë Shkodër është konstatuar rënie e prurjeve të lumit Drin, ndërsa në rrugën e Obotit vijon të ketë prezencë uji, është shtuar sipërfaqja e tokave me prezencë uji por pa problematika të tjera të raportuara deri në këto momente.
Gjatë natës janë regjistruar reshje dëbore në zonat malore, konkretisht në aksin Bogë–Theth, ku janë marrë masat e nevojshme për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.
Si rezultat i reshjeve me intensitet te ulet, në bashkinë Vau i Dejës nuk raportohen aktualisht problematika të emergjencave civile. Ne rastet e evidentuara më herët për banesat me prezencë uji ;
* Kanë nisur procedurat për përgatitjen e dokumentacionit për dhënien e mbështetjes.
* Bashkia ka ofruar ndihmë emergjente për çdo familje të prekur apo të rrethuar nga uji.
Situata në Bashkinë Malësi e Madhe paraqitet e qetë, me reshje të pakta shiu dhe reshje dëbore në zonat malore të Njësisë Administrative Kelmend, pa problematika. Megjithatë, në fshatin Vukpalaj rruga e aksesit është e bllokuar nga uji në disa ura hyrëse në fshat, me nivel mbi 3 m, ndërsa pjesa tjetër e zonës mbetet e aksesueshme.
Në Bashkinë Pukë nuk raportohen probleme të emergjencave civile; reshjet kanë pushuar dhe temperaturat janë të ulëta.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, reshjet e regjistruara kanë qenë 25 mm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nivelet e ujit në pikat monitoruese mbeten nën kuotat kritike. Hidrovoret vijojnë funksionimin me kapacitet të plotë dhe argjinaturat nuk paraqesin problematika.
Situata në territorin e Qarkut Shkodër mbetet e kontrolluar dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe qendrore, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Top Channel