Probleme nga moti i keq në juglindje/ Vërshimi i përroit të Saselishtes bllokon një korsi në aksin Pogradec-Qafë Thanë

08/01/2026 10:02

Në afërsi të zonës së quajtur Guri i Kuq, në qytetin e Pogradecit, për shkak të vërshimeve të përroit të Saselishtes, uji ka nxjerrë në rrugën kryesore aluvione si pasojë e gërryerjeve.

Për pasojë është bllokuar edhe njërin prej tubave shkarkues në liqen.

Aktualisht, njëra prej korsive të mjeteve në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë është e bllokuar si pasojë e inerteve dhe ujit që kanë dalë në rrugë.

Në vendngjarje ndodhen dy eskavatorë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB