Probleme me motin në Përmet/ Evakuohen katër familje, vërshimesh ujërash dhe inertesh në disa lagje

08/01/2026 15:19

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna dy ditët e fundit, në Përmet ka pasur vërshim ujërash dhe materiale inertesh duke rrezikuar, sigurinë e banorëve të zonës në lagjen Sede.

Pas njoftimit shërbimet e Emergjencave Civile të Bashkisë Përmet ndërhynë në zonë. U realizua evakuimi i 4 familjeve. Familjet e evakuuara u sistemuan përkohësisht, duke u siguruar strehim dhe kushte bazë.

Edhe rruga për në Frashër, bredhi i Hotovës, Krëshov, Ogren, Alipostivan dhe shumë fshatra të tjera janë izoluar komplet për shkak të shkarjeve.

Situata është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse, të cilat janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB