Përmbytjet në Vlorë/ Dy të moshuar në Novoselë shpëtohen me gomone, procesi i evakuimit tashmë drejt fundit

08/01/2026 16:33

Për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, autoritetet kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Novoselë, në Bashkinë Vlorë dhe procesi është tashmë drejt përfundimit.

Në Njësinë Administrative Ferras evakuimi i banorëve është drejt fundit dhe procesi është vonuar sepse vetë banorët kanë refuzuar të lënë banesat.

Policia Kufitare ka evakuuar mesditën e sotme dy familjarë në Novoselë në zonën e 10 banesave të komunitetit rom, të cilët nuk kishin dashur të largoheshin nga banesa e tyre. Pavarësisht se niveli i ujit kishte arritur rreth një metër e gjysmë brenda shtëpisë, ata kishin mbetur të izoluar.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat Delta Force, ka nxjerrë dy të moshuarit dhe më pas i ka transportuar me gomone drejt rrugës kryesore në njësinë administrative Vjosë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB