Përmbytjet në Qarkun e Durrësit, anulohet sërish mësimi në Universitetin Aleksandër Moisiu

08/01/2026 10:37

Qarku i Durrësit vazhdon të jetë një nga qarqet më të prekura nga reshjet e shiut dhe përmbytjet.

Për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet edhe sot në universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit nuk po zhvillohet mësim.

Ndërkohë UAMD njofton se strukturat e saj po punojnë për sistemimin dhe përgatitjen e ambienteve, për të siguruar kushtet për rikthimin e studentëve në auditore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB