Përmbytjet në Fier/ Konvikti i Shkollës Profesionale “Rakip Kryeziu” gati për strehim, priten 20 banorët e parë të evakuuar

08/01/2026 18:44

Konvikti i Shkollës Profesionale “Rakip Kryeziu” në Fermë-çlirim është gati për strehimin e banorëve të evakuuar nga përmbytjet në Fier. Përgjegjësi i këtij konvikti thotë se priten 20 banorët e parë të evakuuar por kapaciteti është për 100 persona.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, teksa evakuimi në Ferras dhe zona të tjera të prekura nga përmbytjet e Vjosës ka filluar, pritet të mbërrijnë në këtë konvikt 20 banorë. Shumë prej banorëve që evakuohen preferojnë të qëndrojnë në shtëpitë e të afërmve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB