Ulet niveli i Vjosës, 80 familje të prekura nga përmbytjet në Fier dhe rreth 700 ha tokë bujqësore Rreth 500 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura në Sukth e Katund të Ri, Durrës.
Pak më herët u dha urdhri për evakuimin e banorëve të zonës pasi prurjet e larta sollën daljen nga shtrati të lumit Erzen, duke krijuar një situatë problematike në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Në disa segmente, uji ka kaluar mbi argjinaturë, ndërsa në pika të tjera është konstatuar çarja e saj, duke vërshuar në rrugë e banesa dhe përmbytur zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.
Situata më kritike paraqitet në njësinë administrative Katund i Ri, konkretisht në fshatin Erzen, ku çarja e argjinaturës ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë për evakuimin e banorëve. Përmbytje janë evidentuar edhe në fshatrat Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë, ndërsa në total janë përmbytur rreth 500 hektarë tokë bujqësore.
Ndërkohë, në Sukth, përmbytjet kanë prekur një pjesë të qytetit, kryesisht zonat pranë lumit Erzen dhe lagjet 2, 3 dhe 4, duke sjellë vështirësi për banorët dhe probleme në qarkullim. Rreth 2000 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në zonat e Sukthit, Hamallajt, Rrushkullit, Perlatit, Kullës dhe Vadardhës.
Të gjitha strukturat përgjegjëse dhe mjetet e rënda janë angazhuar në terren për riparimin dhe forcimin e argjinaturës, ndërsa hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
Ndërkaq problematike vijon situata dhe në lagjet periferike të Durrësit ku uji dhe pse po tërhiqet nga rrugët vazhdon të jetë i pranishëm në banesa.
Po ashtu urdhër të evakuim të menjëhershëm është dhënë edhe për Vlorën e Fierin.
Top Channel