Përmbytjet në Durrës, dhjetëra banorë në protestë: Shpallni gjendjen e emergjencës

08/01/2026 17:29

Me thirrjet “Durrësi, skenë e krimit” “shpallni gjendjen e emergjencës” dhjetëra banorë kanë protestuar në rrugët e Durrësit kundër situatës që po kalon Durrësi.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit.

Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB