Përmbytjet në Dimal, flet qytetari: Kanë ndodhur si pasojë e pritave poshtë urës së re, nuk ka bërë vaki që…

08/01/2026 12:55

Dimali është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në vend.

Një qytetar shprehet se këto përmbytje mund të kenë ardhur nga dalja e Osumit.

“Ka dalë Osumi dhe ne mendojmë se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e pritave që janë bërë poshtë urës së re. Ne besojmë se vjen nga ajo, sepse nuk ka bërë vaki që brenda një muaj e gjysmë të jetë përmbytur dy herë kjo zonë. Nuk ka ndodhur kurrë. Sot në mëngjes ndodhi përmbytja e dytë”, shprehet qytetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB