Niveli i ujit arrin kufirin maksimal të argjinaturës në Fier, banorët vendosin thasë me rërë për të shmangur përmbytjet. Bllokohet aksi i vjetër Levan-Vlorë
08/01/2026 15:48
Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Ferrasit, Fier, pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës.
Për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje, strukturat përgjegjëse dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me vendosjen e thasëve me rërë përgjatë argjinaturës, duke forcuar pikat më problematike.
Sipas informacioneve, prurjet e shtuara si pasojë e reshjeve kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, i cili aktualisht ndodhet në të njëjtin nivel me argjinaturën, duke paraqitur rrezik për tejkalim.
Korrespodenti i Top Channel raporton se u bllokua aksi i vjetër Levan-Vlorë.
Në terren po punohet pa ndërprerje, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të parandaluar çdo emergjencë të mundshme.
Top Channel