Moti i keq prek edhe Fierin, 27 banesa nën pushtetin e ujit nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati

08/01/2026 10:17

Mëngjesin e sotëm 27 banesa në fshatin Ferras janë nën pushtetin e ujit dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, nga dalja e shtratit të lumit Vjosë.

Banorët pohojnë se situata filloi të bëhej alarmante duke filluar që nga mbrëmja e djeshme ndërsa kanë mundur të nxjerrin në rrugë bagëtitë dhe mjetet bujqësore.

Sipas kryeplakut të fshatit, Zani Hyka, situata paraqitet e rënduar për momentin ku nga 27 banesat e përmbytura 15 janë të banueshme ndërsa është kërkuar evakuimi i një banori të sëmurë drejt banesave sociale të bashkisë Fier.

Ndërkohë problem madhor mbetet kolektori i Martinës pasi ka arritur në kuotat maksimale dhe nëse del nga shtrati rrezikohen 160 familje.

Ndërkohë banorët që rrezikohen ndihen të alarmuar pasi një situatë të tillë nuk e kanë parë prej 6 vitesh.

Ndërkohë në terren përveç strukturave të emergjencave civile kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB