Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës.

Sipas parashikimeve, nga ora 06:00 e datës 8 janar deri në orën 20:00 të datës 12 janar 2026, pritet erë veriperëndimore me forcë 5–6 ballë, shpejtësi 10–15 m/s dhe dallgëzim nga 1.5 deri në 2 metra.

Në këtë periudhë, nuk do të pajisen me leje-nisje mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, ndërsa drejtuesit e tyre janë të detyruar të marrin masa për sigurimin e mjeteve, duke respektuar kushtet e motit në det.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve që operojnë në fushën e detarisë për të garantuar sigurinë në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB