“Situatë katastrofike. Kemi fjetur në makinë dhe kasolle”/ U përmbytën shtëpitë, banorët e Ferrasit: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, po japin efektet e tyre edhe në Tiranë, duke rritur nivelin e ujit në digën e Liqenit Artificial.
Aktualisht niveli i kuotave në Liqenin Artificial të Tiranës ka arritur në 117.60 metra, sipas matjeve fizike të kryera me latë metrike. Niveli maksimal është 118 metra.
Siç shihet në pamje në disa pjesë, uji është afruar pranë bizneseve përreth, por pa shkaktuar dëme.
Burime zyrtare nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, pohuan për Top Channel se niveli ndodhet 30 cm mbi kuotën e shkarkuesit automatik të tepricë së ujit dhe se momentalisht është në funksion të plotë sifoni i shkarkimit.
Shkarkimet e ujit po kryhen në mënyrë të kontrolluar ndaj dhe deri më tani nuk ka rrezik për përmbytje, por megjithatë diga do të vijojë të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Top Channel