I moshuari në Novoselë evakuohet nga banesa e mbuluar nga uji, merr në prehër qenin dhe dhinë

08/01/2026 16:55

Policia Kufitare ka evakuuar mesditën e sotme dy familjarë në zonën e Novoselës, ku ndodhen 10 banesa të komunitetit rom, të cilët nuk kishin dashur të largoheshin më parë.

Pavarësisht se niveli i ujit kishte arritur rreth një metër e gjysmë brenda shtëpisë, ata kishin mbetur të izoluar.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat Delta Force, ka nxjerrë dy të moshuarit dhe më pas i ka transportuar me gomone drejt rrugës kryesore në njësinë administrative Vjosë.

Në pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, shihet momenti kur i moshuari transportohet me varkë, ndërsa në prehër mban qentë e tij dhe një dhi. Ai ka marrë edhe disa nga sendet e tij që ka pasur në banesë, për t’i shpëtuar nga përmbytjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB