Dalja nga shtrati i lumit Vjosa, bllokohet rruga që të çon në Selenicë, segmenti ‘Bishti i Malit’

08/01/2026 10:28

Rruga që të çon në Selenicë, segmenti “Bishti i Malit”, është aktualisht e bllokuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa.

Prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje në zonë, duke e bërë rrugën të pakalueshme për momentin.

Ekipet e emergjencës dhe të Bashkisë janë në terren dhe po ndjekin situatën nga afër.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin qarkullimin në këtë segment derisa të kemi një normalizim të kushteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB