Situatë hidrike e tensionuar, reshjet e shiut rrisin shkarkimet në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës

07/01/2026 11:17

Sot dhe ditët në vazhdim situata sinoptikale pritet të mos ketë përmirësim për kaskadën e lumit Drin.

Reshjet e shiut do të jenë prezente disa ditë, gjë që nënkupton se sasitë e prurjeve të ujit në kaskadë do të jenë maksimale.

Prurjet natyrore në kaskadë janë:

– HEC Fierzë              2400 m3/s

– HEC Koman            1200 m3/s

– HEC Vau i Dejës     400 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Fierza:  284.8 m

Koman: 174.2 m

Vau i Dejës: 75 m

Shkarkime (Prodhim + Shkarkim) :

  • Hec Fierzë 0m3/s
  • Hec Koman 1200 m3/s
  • Hec Vau Dejës 1600 m3/s

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Top Channel