Situatë e rënduar në Rrëmenj të Pogradecit/ Rrugët kthehen në lumenj, banorët: Po na shemben shtëpitë
07/01/2026 12:33
Mbetet e rënduar situata nga moti i keq në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.
Uji ka vërshuar nëpër rrugë dhe nëpër banesa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Uji ka hyrë nëpër shtëpi, ka bërë dëme. Shtëpitë po shemben, dëme të mëdha ka bërë shiu. Erdhën të bashkisë, s’kanë çfarë të bëjnë”-shprehet një banor.
“Është hera e dytë që përmbytemi. Nuk është marrë asnjë masë. Banesat janë përmbytur”-shprehet një tjetër banor.
Top Channel