Dëbora bllokon automjetet në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, ende asnjë masë për pastrimin e rrugës Qarku Korçë vijon të monitorohet pas reshjeve të natës, ku situata paraqitet përgjithësisht e qetë, me disa problematika të izoluara.
Në bashkinë e Korçës raportohet për prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll (NjA Bulgarec). Rruga për në fshatin Denas (NjA Lekas) është bërë e pakalueshme nga prurjet e përroit; strukturat përgjegjëse kanë marrë masa për ndërhyrje.
Në bashkitë Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec nuk raportohet asnjë situatë emergjente.
Ndërsa në Pogradec ka rrëshqitje dheu në fshatin Dardhas, po punohet për rikthimin e kalueshmërisë.
Në aksin Lozhan–Moglicë ka pasur rënie gurësh dhe rrëshqitje dheu; ndërhyrjet janë duke u kryer dhe qarkullimi vijon normalisht me kufizime të përkohshme.
Top Channel