“Situata e përsëritur nga mos pastrimi i kanaleve kulluese”/ Përmbytjet çojnë banorët e fshatit Gjromë në protestë

07/01/2026 11:33

Përmbytjet e vazhdueshme dhe dëmtimi i rrugës nga vërshimi i ujërave kanë ngritur në protestë banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin.

Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të pushtetit vendor dhe qendror për parandalimin e përmbytjeve, banorët kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale Laç–Mamurras ku nuk munguan as përplasjet.

Sipas banorëve, kjo situatë është e përsëritur dhe vjen si pasojë e mungesës së ndërhyrjeve në pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese, çka bën që zona të përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu.

Gjormi mbetet një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në Bashkinë Kurbin. Kjo situatë është përsëritur brenda një harku kohor prej rreth gjashtë javësh, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe vështirësi serioze për jetën e përditshme të banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB