Reshjet në Pogradec, del nga shtrati lumi i fshatit Rrëmenj, përmbyten disa banesa afër zonës
07/01/2026 10:32
Edhe Pogradeci është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit.
Deri më tani rritur ndjeshëm niveli i ujit të lumit të Starovës dhe lumit të Vërdovës në të cilat ekziston mundësia të dalin jashtë shtratit.
Ndërsa lumi i fshatit Rrëmenj ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar një situatë serioze dhe shqetësuese për banorët e zonës. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, përmbytjet kanë prekur disa banesa që ndodhen pranë këtij lumi, ku uji ka depërtuar në ambientet e brendshme.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave sidomos atyre që janë pranë lumenjve të tregojnë kujdes të shtuar.
Deri në këto momente Pogradeci mbetet bashkia më problematike sa i përket situatës së motit.
Top Channel