Pasojë e përmbytjeve në Durrës janë edhe studiot e artistëve.
Uji ka depërtuar brenda studios së skulptorit durrsak 87-vjeçar, Nelo Llukaçi, ku artisti ka krijuar e krijon për dekada me radhë, duke rrezikuar seriozisht veprat e tij artistike, skulptura dhe materiale pune me vlerë të veçantë kulturore.
Për shumë familje në ish-Kënetë, Durrësin e Ri, uji vazhdon të jetë një rrezik jo vetëm për banesat, por edhe për shëndetin e banorëve, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Problematike mbetet situata dhe në Spitallë e Nishtulla.
Ndërkaq, në pjesën tjetër të qytetit, situata paraqitet më e qetë. Uji është tërhequr nga të gjitha rrugët kryesore të Durrësit, si edhe nga aksi kombëtar Durrës- Tiranë, duke rikthyer normalitetin në qarkullim.
Top Channel