LAJM I FUNDIT/ Rrezikohen banesat, jepet urdhër evakuimi në Sukth dhe Katund i ri në Durrës
Territori i Qarkut Lezhë është përfshirë nga reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit, ku sipas Stacionit Meteorologjik Ushtarak Gjadër kanë rënë 47 mm shi.
Autoritetet vazhduan gjatë natës punën për të ndihmuar banorët e rrezikuar nga përmbytjet.
Një familje u evakuua në Ishulli Shëngjin, ndërsa një tjetër në Kakarriq, bashkia Balldren.
Në qytet, tek Ura e Cenit, disa biznese dhe garazhe u mbrojtën me thasë me rërë për të parandaluar përmbytjet.
Në Kurbin, niveli i ujit në rrugë dhe kanale ka rënë dhe nuk ka patur zhvillime të reja gjatë natës. Ndërsa në Mirditë, reshjet kanë qenë me intensitet mesatar dhe situata paraqitet e qetë.
Shkarkimet nuk kanë filluar ende, pasi prurjet janë të menaxhueshme. Sakaq mësohet se kuota e lumit Drin mbetet e lartë.
Top Channel