Moti i keq në Vlorë/ Evakuohen 13 banesa në Novoselë, rritet niveli i ujit
07/01/2026 11:55
Kryetari i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, ka njoftuar se situata në territor është serioze për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Sipas tij, deri tani niveli ka arritur 7.3 metra dhe pritet të rritet edhe më shumë gjatë orëve në vijim.
Si masë paraprake, janë evakuuar 13 banesa, ndërkohë që strukturat e emergjencave civile dhe komuniteti vijojnë monitorimin e situatës në terren për të garantuar sigurinë e banorëve.
Shakaj apelon që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të ri.
Top Channel