“Emergjencat” në aksion/ Situata nga përmbytjet në Durrës, ministri Vengu: Po çlirojmë çdo banesë nga uji

07/01/2026 12:59

Një nga qytetet më të prekura nga moti i keq është Durrësi, aty ku janë përmbytur qindra banesa për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili po drejton operacionet e ndihmës në zonat e goditura nga përmbytjet, shprehet se situata po përmirësohet gradualisht.

“Që prej ditës se djeshme dhe gjatë gjithë natës kemi vijuar operacionin me forcat civile dhe të armatosura drejtuar skuadra nga kryetarja e bashkisë dhe prefekti.

Kemi një rikuperim progresiv të situatës me forca të përqendruara në shkozet dhe në ish kënetën e Durrësit. Po vijojmë të jemi pranë qytetarëve duke çliruar çdo banesë nga uji. Kemi bërë evakuimin 300 banorëve si dhe strehimin e tyre. Do qëndrojnë të strehuar derisa të mund t’i rikthejmë në banesat e tyre”-u shpreh ministri Vengu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB