Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre
Oerd Bylykbashi ka ‘zbarkuar’ në Durrës ku po monitoron situatën nga reshjet e dendura të shiut.
Në një prononcim për mediat, demokrati shprehet se situata është më shumë se dramatike, ndërsa thekson se është e shkaktuar nga njeriu.
Më tej ai thekson se brenda 1 viti Durrësi është përmbytur tre herë.
“E gjithë situata është më shumë se dramatike. Nuk është katastrofë natyrore, kjo është katastrofë e shkaktuar nga njeriu. Nuk është një histori mos menaxhimi, por korrupsioni, janë mbi 30 mln të hedhura në sistemin e kanalizimeve dhe ja ku është rezultati.
Brenda një viti kjo zonë është përmbytur 3 herë. Janë mbi 40 familje që presin dëmshpërblimin e dy përmbytjeve të para dhe tani i zuri i treti. Kjo është histori kriminale, para të cilat hidhen në mënyrë të qëllimshme. Kemi hidrovorin e vjetër… nuk garanton tërheqjen e ujit. Ja ku është pasoja. Kanë mbyllur kanalin e ujërave të larta të zonës së Kodrës. U mbyll 2.6 km kanal për t’u bërë shëtitore.
Këtu ka punë për Prokurorinë e shtetit, të vijë dhe të marrë në përgjegjësi penale të atyre që kanë sjellë këtë situatë.
Hidorvori i ri i ndërtuar me 19 mln euro nuk është në kushte për të bërë detyrën e tërheqjes së ujit. 19 mln janë shumë. Duhet audituar situata.“, shprehet ai.
Top Channel