“Atdheun e duam vetëm në stadium”/ Rama publikon pamjet e mbeturinave në Shkozet: Sigurisht që përmbytemi kur plehrat i hedhim nëpër fusha e rrugë dhe…

07/01/2026 14:26

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjete sociale fotot e gjendjes alarmante të mbeturinave në Shkozet.

Krahas fotove kryeministri shkruan: “Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium.”

Postimi i plotë:

Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrijnë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…

*Shkozet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB