Pas mbledhjes së deputetëve të opozitës, Gazment Bardhi u shpreh se janë bërë tre javë që nga kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për lejimin e arrestimit të zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.
Nga konferenca për shtyp, kreu i grupit parlamentar i PD-së tha se ‘Kuvendi i Shqipërisë po kthehet në mburojë të të korruptuarëve”.
“Tre javë nga kërkesa e SPAK për krijimin e arrestimit të krahut të djathtë të Ramës, dhe tre javë që kur Peleshi dhe anëtarët socialistë në Këshill fshihen siç fshihen ata që kanë shkelur ligjin.
Ky është një rast i pa precedent kur Këshilli merr kaq kohë për shqyrtimin e një kërkesë të ngutshme të SPAK, qoftë para apo pas reformës në drejtësi.
Tre jave skaduan sot. Janë bërë 3 javë kohë që të përbatisë mbrojtjen dhe të ketë mundësinë për ta mbrojtur veten. Për të ardhur në mbledhjen e Këshillit dhe për të paraqitur mbrojtjen e saj. Reagimi i opozitës në seancën e fundit lidhej me pengimin e drejtësisë që Edi Rama ka vendosur të bëjë për këtë rastr. Nëse Kuvendi i Shqipërisë kthehet në bunkerin e të korruptuarve, ne jemi këtu për të përfaqësuar interesin e shqiptarëve”-u shpreh Bardhi.
Top Channel