Si pasojë e reshjeve të fundit, në territorin e Bashkisë Tropojë janë evidentuar disa problematika në infrastrukturën rrugore.
Në Njësinë Administrative Bujan, Bashkia Tropojë, në fshatin Geghysen, ka ndodhur rrëshqitje dherash, duke sjellë bllokim të rrugëve. Mjetet e bashkisë dhe punonjësit e Njësisë Administrative janë në terren dhe po kryejnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.
Në Njësinë Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë, për momentin ka disa rrëshqitje gurësh në rrugën Dragobi–Valbonë. Firma kontraktore është angazhuar për pastrimin dhe largimin e materialeve nga trupi i rrugës.
Gjithashtu, në aksin Dushaj – Sheshi i Trageteve – Lekbibaj, në kilometrin 4, ka ndodhur një rrëshqitje që ka bllokuar përkohësisht qarkullimin. Po punohet për largimin e materialeve dhe hapjen e pjesës kaluese të rrugës.
Top Channel