Reshjet e dendura të shiut nuk pengojnë Ditën e Ujit të Bekuar në Korçë, Imzot Anastasi mban ceremoninë e parë

06/01/2026 12:13

Dita e Ujit te Bekuar është kremtuar nga besimtarët korçarë pavarësisht reshjeve të dendura të shiut.

Kjo ishte Ceremonia e parë e kësaj dite të shenjtë për kalendarin ortodoks e mbajtur nga Mitropoliti i Korçës imzot Anastasi.

Pas meshës së mbajtur për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja “Vangjush Mio”ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Pas nxjerrjes së kryqit nga uji i riu Ervis Rakipi uroi mbarësi për të gjitha familjet korcare.

Në fund qytetarët  në  simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB